Politike

Rama refuzoi titullin “Qytetar nderi”/ Çupi: Teatër i shëmtuar, s’është i mirëpritur në Dibër

30 Prill 2019, 14:39 Nga DOSJA
Rama refuzoi titullin “Qytetar nderi”/ Çupi: Teatër i

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka komentuar vendimin e kryeminsitrit Rama, pasi  refuzoi titullin “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Dibrës.

Përmes një statusi në Facebook, Çupi shkruan se ka marrë me qindra mesazhe nga dibranë të fyer, prej atij që e cilësoi “teatri i shëmtuar që u luajt mes vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës”

Postimi i plotë i Dhurata Çupit:

Edi Rama, kryeministri më qesharak në botë

Kam marrë këto dy orë me qindra mesazhe nga dibranë të fyer prej teatrit të shëmtuar që u luajt mes vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës dhe punëdhënësit të tyre me seli më Tiranë.

Njëra palë, për turpin e vet, e shpall Qytetar Nderi Kryeministrin që vodhi zgjedhjet në Dibër, pala tjetër bën sikur nuk di gjë për surprizën e vartësve dhe shpik refuzimin e titullit, duke u bërë po aq qesharak dhe i pabesueshëm sa edhe servilët që e rrethojnë në Tiranë dhë në Dibër.

Zgjedhja e Dibrës si teatër eksperimental për tekat e pushtetit të Edi Ramës, i përqesh dibranët, i përçmon ata, nëpërkëmb dinjitetin dhe mençurinë e tyre, njësoj si në zgjedhjet e 2016-ës, kur diktoi rezultatin me dhunën e krimit, të parave të pista dhe të keqpërdorjes së shtetit.

Propozimi i vartësve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Dibrës për t’i dhënë titullin Qytetar Nderi, nuk është asgjë më pak se fyerje e dinjitetit të dibranëve të ndershëm. Gjatë historisë së tyre, ata janë identifikuar me intelektualë dhe profesionistë të nderuar, jo me profesionistin e vjedhjes së votave, kryeministrin e dosjes 184, kryeminsitrin e zero investimeve për Dibrën, kryeministrin e papunësisë dhe dëbimit të rinisë në emigracion.

Kjo është arsyeja pse dibranët u shprehën të revoltuar nga tallja që iu bë atyre sot nga politikanë që kanë lidhur fatin e tyre me një grusht kriminelësh e oligarkësh, me të cilët ndajnë grabisin dhe ndajnë pasuritë e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shumë shpejt, Edi Rama do ta shohë vetë se ai nuk është i mirëpritur në Dibër, se Dibra i refuzoj dhe i ndëshkon ata që e tallin dhe e çnderojnë.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia diber dhurata cupi rama qytetar nderi bashkia diber dhurata cupi rama qytetar nderi

Sondazh

Poll