Politike

Rama refuzon titullin ‘qytetar nderi’ nga Dibra: Jam kundër titujve honorifikë

30 Prill 2019, 14:07 Nga DOSJA
Rama refuzon titullin ‘qytetar nderi’ nga Dibra: Jam kundër

Pasi u shpall qytetar nderi në Dibër, kryeministri Edi Rama refuzon titullin. Në njoftimin e Kryeministrisë theksohet se Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë kundër titujve honorifikë.

Edi Rama u shpall qytetar nderi nga votim nga Këshilli Bashkiak i Dibrës me motivacionin e premtimit se do të përfundojë këtë mandat ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Por mesa duket Rama nuk është pro titujve të tillë.

“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber” thotë zyra e shtypit të Kryeministrit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia diber edi rama rama qytetar nderi rruga e arbrit bashkia diber edi rama rama qytetar nderi rruga e arbrit

Sondazh

Poll