Politike

Një tjetër 17 maj?/ Balla: S’ka negociata në kurriz të Kushtetutës

30 Prill 2019, 12:06 Nga DOSJA
Një tjetër 17 maj?/ Balla: S’ka negociata në kurriz të

TIRANË–Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë para gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes me aleatët për zgjedhjet e qershorit. 

I pyetur në lidhje me tryezën e dialogut që aleatët e PD-së po tentojnë përmes presidentit Ilir Meta, Balla u shpreh se zgjedhjet nuk do të merreshin në tavolinë.

“Kush mendon që e merr pushtetin në tavolinë, afatet janë shumë të qarta. Në kurriz të kushtetutës, nuk do të ketë asnjë negociatë. ” – tha Balla.

Balla përballë gazetarëve:

Në respekt të afateve sot kemi nënshtruar një marrëveshje për Aleancen për Shqipërinë Europian. Dua t’u them që kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje, jam i sigurt që do të ketë edhe koalicione të tjera. Kemi zgjedhur të njëjtin emër si edhe në zgjedhjet e shkuara. Do të fitojmë ne edhe kësaj here në të gjitha Bashkitë e vendit. Nuk kam asnjë koment që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të votës së popullit. Një parti që nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk është parti politike. 

Tryeza me Metën?

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Ka qënë shumë i qartë vendimi i SHBA-ve përmes Mattheë Palmer apo qëndrimi i BE. Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet.

A do të kemi një 17 maj të dytë?

Nuk jam Nostradamus por di që afatet zgjedhore janë kushtëzuese për këdo. Kush mendon që e merr pushtetin në tavolinë, afatet janë shumë të qarta. Në kurriz të kushtetutës, nuk do të ketë asnjë negociatë. Dorëzuan mandatet, Lulzimi dhe Monika duan t’i heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar 61 bashkitë e vendit. Penalizimet janë shumë të qarta për ata që tenton të pengojë ata. Shkojnë nga 5 në 8 vite burg.

Me kë do të konkuroni?

Ne do të konkurojmë për besimin që na kanë dhënë qytetarët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca për shqipërinë europiane taulant balla zgjedhjet lokale 2019 aleanca për shqipërinë europiane taulant balla zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll