Politike

Bashkia Dibër bën Ramën ‘qytetar nderi’, Kryeministria: Jemi kundër titujve honorifikë

30 Prill 2019, 11:26 Nga DOSJA
Bashkia Dibër bën Ramën ‘qytetar nderi’,

DIBER– Bashkia Dibër ka shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama. Këshilli Bashkiak ka votuar sot për të shpallur kryeministrin qytetar nderi, vendim ky që është marrë në unanimitet të plotë. Dosja.al ka mësuar se motivacioni i shpalljes së Ramës “qytetar nderi” është premtimi për të përfunduar në këtë mandat ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Por kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar këtë titull, dhe në një njoftim për mediat, Kryeministria bën me dije se Rama është kundër titujve honorifikë. Reagimi nuk ka munguar as nga opozita dhe ish-deputetja demokrate, Dhurata Cupi, bën me dije se dibranët janë fyer nga një teatër i shëmtuar bashki-qeveri.

Më 17 qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, e cila do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta e të Bulqizës në më pak se 40 minuta. Kryeministri Rama tha se rruga do të mbarojë brenda këtij mandati qeverisës, brenda vitit 2021. Rruga sipas projektit përfundimtar është parashikuar të jetë 69 km, duke e nxjerrë Dibrën nga izolimi shekullor.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama qytetar nderi ne diber rruga e arbrit edi rama qytetar nderi ne diber rruga e arbrit

Sondazh

Poll