Politike

Zbardhet takimi i Metës me aleatët e PD-së, presidenti: Duhet dialog mes palëve politike

30 Prill 2019, 10:33 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i Metës me aleatët e PD-së, presidenti: Duhet

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme, ka zhvilluar sot një takim në Presidencë me kryetarët e 5 partive të vogla, aleate të Partisë Demokratike. Takimi ka zgjatur 60 minuta dhe mësohet se në këtë takim kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e vendosjes të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në vend.

“Do kërkoj reflektimin e të gjithëve. Reflektim me qëllim bashkëjetesën demokratike.Shqetësim për krizën serioze kushtetuese. Kisha paralajmëruar nevojën e vendosjes së dialogut. Kam bërë përpjekje për zbatimin e reformës në drejtësi.”, është shprehur Meta gjatë takimi. Meta është shprehur se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.

Për presidentin Meta mos regjistrimi në zgjedhje i partive politike opozita rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Pas takimit me Metën, Fatmir Mediu u shpreh se presidenti ndante të njëjtin shqetësim si aleatët për krizën politike në vend, dhe tha se shumë shpejt do të nisë puna për të ulur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha në një tryezë dialogu. (lexo këtu)

Njoftimi i presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre kryetarët e partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, z.Agron Duka, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, z.Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Demokristiane, z.Nard Ndoka dhe dëgjoi me vëmendje çështjet e ngritura gjatë takimit.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.

Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Presidenti Meta nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

Presidenti Meta thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Presidenti Meta nxit dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës.

Kreu i Shtetit do të vazhdojë kontributin e Tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta takimi me aletatët në presidencë tryza rama basha zgjedhjet e qershorit ilir meta takimi me aletatët në presidencë tryza rama basha zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll