Politike

Hapja e negociatave/ Vasili nxjerr deklaratat e Ramës: Seria e gënjeshtrave të kryeministrit

30 Prill 2019, 11:01 Nga DOSJA
Hapja e negociatave/ Vasili nxjerr deklaratat e Ramës: Seria e

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili  ka komentuar takimin e Ramës me zyrtarët e lartë gjermanë në Berlin. Në një postim në Facebook, Vasili ve në dukje “gënjeshtrat”e  Ramës, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ja genjeshtrat e Edi Rames per negociatat.!!!

Mos pertoni dhe i lexoni vete.

Cfare ndodhi dje ne Berlin me mos hapjen e negociatave, tani e dine te gjithe.

Por sot s’ka njeri ne Shqiperi te mos e kete mendjen top se me genjeshtar kryeminister qe deklaroi se ne qershor 2019 negociatat ishin pune e mbaruar, Shqiperia nuk ka pare!!

Lexoni vete se si genjente si alabak lagjeje ky kryeminister per gjoja HAPJE IMAGJINARE DHE PER DATA IMAGJINARE, dhe cdo koment me tej eshte kohe e humbur.

P.S.Keto deklarime te ketij kryeministri jane shqip dhe nuk kane as nevoje per keta perkthyesit e çpifur mediatike te tij.

Ja cfare genjente ne 29 qershor 2018:

“Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar! Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë! Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon!” shkruanre Rama në FB.

Ja cfare thoshte Edi Rama ne 13 korrik 2018:

“Është shumë e rëndësishme që tashmë ka një datë për të hapur negociatat formalisht dhe për të nisur punën përgatitore. Ka shumë rëndësi për ne që të futemi në këtë proces dhe të punojmë fort për të arritur rezultate të mira, që kur të futemi formalisht në negociata të kemi fituar kohë dhe të ecim më shpejt”.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim dy palësh me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit. Takimi mes tyre ka zgjatur 60 minuta, ku është diskutuar për negociatat Shqipëri-BE dhe për çështjen e Kosovës. Media gjermane DW pas takimit shkroi se negociatat me Shqipërinë mund të shtuhen për në shtator.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave petrit vasili rama në berlin samiti i berlinit edi rama hapja e negociatave petrit vasili rama në berlin samiti i berlinit

Sondazh

Poll