Bota

4 persona kanë humbur jetën dhe 279 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

12 Janar 2021, 14:03 Nga DOSJA
4 persona kanë humbur jetën dhe 279 raste të reja me Covid

KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 4 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 279 të tjerë. Ndërkohë që 431 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 47.079.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 54.261 raste pozitive, ndërsa  1.38 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll