Bota

Takimi në Bruksel, Varhelyi/Osmani: Diskutuam rëndësinë e zbatimit të reformave për integrimin e Kosovës në BE  

12 Janar 2021, 13:35 Nga DOSJA
Takimi në Bruksel, Varhelyi/Osmani: Diskutuam rëndësinë e

BRUKSEL-Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës 2 ditore në Bruksel ka takuar Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Pas takimit Osmani ka shkruar në Twitter se është shumë e rëndësishme që Kosova të jetë e vetëdijshme se mungesa e ambicjes mund të dëmtojë rrugën e integrimit në BE.

“Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se mungesa e ambicies ose angazhimit nga secila palë në procesin e integrimit evropian do të thotë që mbështetja dhe besimi i qytetarëve në rrugën e integrimit në BE mund të dëmtohet”,tha Osmani.

Commissioner @OliverVarhelyi receives Acting President of the Republic of Kosovo @VjosaOsmaniMP ????#Kosovo
?? Pictures available here: https://t.co/PV41QoPtuL pic.twitter.com/oYquzrXekF

— EC AV Service (@EC_AVService) January 12, 2021

Ndërkohë që nga ana tjetër Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave në mënyrë që të integrohet në BE.

Takim i mirë me Presidenten dhe Kryetaren e Parlamentit në detyrë Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me Bashikimin Evropian, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve”, shkruan Varhelyi.

Good meeting w acting President&Speaker of Parliament @VjosaOsmaniMP. Stressed importance of Kosovo continuing to implement EU related reforms, incl fight against corruption&organised crime, and to cooperate in the region, while drawing benefits from Economic&Investment Plan. pic.twitter.com/IEzuaqSRDd

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 12, 2021

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni olivér várhelyi vjosa osmani vjosa osmani vizit ne bruksel olivér várhelyi vjosa osmani vjosa osmani vizit ne bruksel

Sondazh

Poll