Bota

“Vuçiç kërcënon me luftë”/Haradinaj: Ai ndihet i fortë pasi ne kemi një President të dobët dhe një Qeveri të shka

12 Janar 2021, 12:21 Nga DOSJA
“Vuçiç kërcënon me luftë”/Haradinaj: Ai

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas kërcënimeve të Aleksandër Vuçiç për luftë. Në një postim në Facebook ai ka thënë se kjo sjellje e Serbisë është për shkak të Qeverisë së shkarkuar në Kosovë dhe se nuk kanë një President të fortë në krye. Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një President të fortë që t’i dalë ballë Kosovës nga kërcënime të tilla.

“Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë. Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë. Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!”, shkroi ai.

Aleksandër Vuçiç deklaroi mbrëmjen e djeshme në një intervistë se situata mes Kosoëvs dhe Serbisë është si një luftë e ngrirë dhe se janë në pritje se kush do të nxjerrë shpatën i pari. Ai gjithashtu tha se nëse Kosova tenton që të hyjë në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të përballet me një befasi të madhe nga Serbia.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kercenon kosoven ramush haradinaj aleksander vucic kercenon kosoven ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 11:37

SHBA- Donald Trump natën e kaluar deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington DC ndërsa policia zbuloi tre komplote për të sulmuar Kapitolin përpara i...