Bota

Belgjika mund të ketë një rritje të rasteve në javët e ardhshme

12 Janar 2021, 12:35 Nga DOSJA
Belgjika mund të ketë një rritje të rasteve në

BELGJIKË– Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Yves Van Laethem tha se një rritje e rasteve në ditët e fundit mund të shpjegohet nga më shumë teste të bëra sesa gjatë pushimeve të dimrit. Situata mbetet e brishtë, pasi mund të ketë një ngritje në javët e ardhshme, megjithëse nuk mund të përjashtohet as një evolucion i kundërt, raporton The Guardian.

Van Laethem tha se Belgjika regjistroi shkallën më të lartë vjetore të vdekshmërisë vitin e kaluar që nga gripi spanjoll dhe përfundimi i luftës së parë botërore në 1918. Të dhënat nga Instituti Shëndetësor Sciensano treguan se numri i përgjithshëm i testeve pozitive arriti në 665,220 të Hënën, me 2,000 raste të reja ditore të zbuluara mesatarisht në shtatë ditët e fundit.

”Kjo rritje prek të gjitha grupmoshat globalisht por është më e theksuar tek 10-vjeçarët, të rriturit e rinj dhe, më shqetësuese sepse ata ndoshta nuk kanë shkuar me pushime, tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç.” -tha ai.

Vendi prej 11 milion banorësh, shtëpia e selisë qendrore të Bashkimit Evropian dhe NATO, ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë Covid në botë për frymë, me 20,122 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria federale do të mblidhet në 22 Janar për të shqyrtuar masat e bllokimit. Rajoni i Wallonisë Jugore të Belgjikës vendosi të Martën të zgjasë shtetrrethimin e tij natën deri në 15 Shkurt.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike koronavirusi ne belgjike

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 11:37

SHBA- Donald Trump natën e kaluar deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington DC ndërsa policia zbuloi tre komplote për të sulmuar Kapitolin përpara i...