Bota

Arrijnë dozat e para të vaksinës Moderna në Itali, 47 mijë pritet të shpërndahen në të gjitha qytetet 

12 Janar 2021, 12:43 Nga DOSJA
Arrijnë dozat e para të vaksinës Moderna në Itali, 47

ITALI- Grupi i parë i vaksinës Moderna ka mbërritur në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se fillimisht në vend kanë arritur 47,000 doza. Dozat e para fillimisht kanë shkuar në Institutin e Shëndetit të Lartë në Romë dhe më pas do të shpërndahen në të gjitha qytetet.

Vaksinat e Modernas do t’i jepen fillimisht personave mbi 80 vjeç. Sipas autoriteteve përkatëse me ardhjen e një vaksine tjetër në vend do të shtohen edhe kategoritë e personave që do të vaksinohen fillimisht. Përveç mjekëve dhe personelit mjekësor janë shtuar të moshuarit mbi 80 vjeç dhe stafi akademik.

Fillimisht në Itali ka shkruar vaksina e Pfizer/BioNTech. Ndërkohë që pas kësaj të Modernës pritet që të transportohet edhe vaksina e AstraZenecës, nëse miratohet nga EMA.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moderna ne itali vaksina moderna moderna ne itali vaksina moderna

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 11:37

SHBA- Donald Trump natën e kaluar deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington DC ndërsa policia zbuloi tre komplote për të sulmuar Kapitolin përpara i...