Bota

Mitsotakis letër BE-së mbi krijimin e një çertifikate vaksinimi, Stefan Kermeke: do ta shqyrtojmë mbledhjen e ardhshme

12 Janar 2021, 12:46 Nga DOSJA
Mitsotakis letër BE-së mbi krijimin e një çertifikate

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një letër Presidentes së Komisionit duke i propozuar BE-së, që të ketë një certifikatë vaksinimi, në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve që janë vaksinuar kundër Covid-19.

“Është urgjente të miratohet një kuptim i përbashkët se si duhet të strukturohet një çertifikatë vaksinimi në mënyrë që të jetë e pranueshme në të gjitha Shtetet Anëtare”, – vëren Z. Mitsotakis sipas CNN.

Kryeministri shprehet se sigurimi i rikthimit sa më të shpejtë të mundshëm të lëvizjes së lirë është, natyrisht, një përparësi themelore për të gjithë ne.

‘’Çështjet e përmendura në letrën e dërguar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të diskutohen në Këshillin Evropian nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE,’’ – tha përfaqësuesi i Komitetit të Shëndetit Stefan Kermeke.

Ai shtoi se – ” rezultatet priten në kontekstin e këtij takimi të rëndësishëm dhe ne do të jemi në gjendje të analizojmë dhe t’i përgjigjemi letrës që morëm nga kryeministri”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne be kyriakos mitsotakis leter be koronavirusi ne be kyriakos mitsotakis leter be

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 11:37

SHBA- Donald Trump natën e kaluar deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington DC ndërsa policia zbuloi tre komplote për të sulmuar Kapitolin përpara i...