Bota

FOTO/ Arrestohet bashkëshorti i Besa Shahinit, gjashtë policë e shtrijnë në tokë, momenti i prangosjes me dhunë

12 Janar 2021, 12:48 Nga DOSJA
FOTO/ Arrestohet bashkëshorti i Besa Shahinit, gjashtë policë e

KOSOVË– Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit është arrestuar ditën e sotme. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar në mënyrë të dhunshme nga ana e policisë kosovare pasi ishte pjesë e një proteste.

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate protestuan para stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje aty ku bëri disa arrestime e një prej tyre ishte dhe Molliqaj. Gjashtë efektivë shihen në foto që kanë shtrirë në tokë politikanin dhe po e prangosin.

Gjatë protestës ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet bashkeshorti i besa shahini dardan molliqaj arrestohet bashkeshorti i besa shahini dardan molliqaj

Sondazh

Poll