Bota

Vjosa Osmani takohet me presidentin e Parlamentit Europian

12 Janar 2021, 13:48 Nga DOSJA
Vjosa Osmani takohet me presidentin e Parlamentit Europian

BRUKSEL- Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Davis Sassoli, njofton Insajderi. Osmani në këtë vizitë dy-ditore në kryeqendrën evropiane është takuar fillimisht me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Dyert e këtyre takimeve ishin të mbyllura për mediat.

Ndërsa në mbrëmje, Osmani pritet të jetë mysafire e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

Në vizitën dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani të Mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vjosa osmani vizit ne bruksel vjosa osmani vizit ne bruksel

Sondazh

Poll