Situata në Shkodër pas përmbytjeve, Bashkia bën bilancin: 1903 sipërfaqe toke nën ujë, bllokohet rruga për në Obot, vaz
12 Janar 2021, 09:10Nga DOSJA
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat që vijnë nga monitorimi në terren i situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Sipas tyre janë 1903 sipërfaqe të cilat janë të mbuluara nga uji.
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç. Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura.
NJOFTIMI I BASHKISE:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 12.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.46m.(Kuota max 6.30 m) • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)
Bashkia ShkodërSiperfaqe totale e përmbytur 1903 Ha
1. Tokë e pakultivuar 536 Ha 2. Foragjere të dyta, jonxhe 1185 Ha 3. Grurë 95 Ha 4. Bimë dekorative 80 Ha 5. Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit 1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. 2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. 3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. 4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë • Tokë e pakultivuar 210 Ha • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha • Grurë 40 Ha • Pemtore 5 Ha• Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.
Nj.A Dajç 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat : • Tokë e pakultivuar 275 Ha • Foragjere të dyta, jonxhe 390Ha • Bimë dekorative 80 Ha • Grurë 55 Ha
2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë. 3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .Nj. A. Guri Zi 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. • Tokë e pakultivuar 3 Ha • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.Nj.A. Velipojë 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz. • Tokë e pakultivuar 15 Ha • Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha 2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.Nj.A.Bërdicë 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe • Tokë e pakultivuar 30 Ha • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes • Tokë e pakultivuar 3 Ha • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha • Pemtore 2 Ha2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë.Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Mediat italiane i kanë dhënë ‘jehonë’ arratisjes së Moisi Habilajt, të dënuarit me 15 vite e 5 muaj burg për trafik në lëndëve narkotike nga Gjykat...
TIRANË– Sot është dita e dytë e vaksinimit anti-covid në Shqipëri. Stadiumi Air-Albania është kthyer në një ‘spital’ për të kryer vaksinimin me vaksinën ‘P...
LEZHË– Një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet që vijuan në vend për ditë me radhë ishte dhe Lezha. Që në ditët e para tokat u pushtuan nga uji,...
SHKODËR– Një 33-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për arsye se ndihmoi vëllain e tij të qëllonte me armë zjarri drejt një banesë, është vënë ...
TIRANË– Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, pas vaksinës një ditë më parë e ka cilësuar këtë nisjen e vaksinimit një hap shumë të rëndësishëm në luf...
Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi të premten masën e sigurisë në arrest me burg për Dorian Petoku, i arrestuar dy vjet më parë, janar 2019, me qëllim ekstr...
HIMARË– Jugu i Shqipërisë është tronditur mëngjesin e sotëm nga lëkundje të forta tërmeti. Sipas raportimeve të faqeve që tregojnë detaje mbi tërmetet, mës...
Aktualitet12 Janar 2021, 07:29
TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...