Aktualitet

DITA E DYTË/ Sot vaksinohen 60 bluza të bardha, mes tyre dhe ministrja Manastirliu, Rama tregon gjendjen 24 orë pas injeksion

12 Janar 2021, 08:36 Nga DOSJA
DITA E DYTË/ Sot vaksinohen 60 bluza të bardha, mes tyre dhe ministrja

TIRANË– Sot është dita e dytë e vaksinimit anti-covid në Shqipëri. Stadiumi Air-Albania është kthyer në një ‘spital’ për të kryer vaksinimin me vaksinën ‘Pfizer’. Ata që do të vaksinohen do të jenë 60 epidemiologë e operatorë shëndetesorë që janë në vijën e parë të përballjes me Covid, ndërkohë që në të gjithë ambientet e Air Albania është vënë re edhe një prani e madhe policore. Edhe pse janë protagonistët e ditës së sotme, bluzat e bardha pritën jashtë stadiumit, deri në momentin e mbërritjes së kryeministrit Edi Rama.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama mbërriti në stadium, ku në hyrje u ndal të bisedonte me numrin një të shëndetësisë. Pas futjes së Ramës dhe Manastirliut, edhe epidemiologët e operatorët shëndetësorë vërshuan brenda postacioneve. Rama bëri një tur nëpër të gjitha postacionet për njerëzit që do vaksinohen. Gjatë bisedës me mjeken Silva Bino, kryeministri rrëfeu se pasi bëri vaksinën i kishin ardhur shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Kreu i qeverisë qëndroi për pak minuta në ambientet e Air-Albania pasi dha këshillat për organizuesit dhe më pas u largua drejt Fierit ku zhvilloi një takim me fermerët që dolën në protestë.  Në stadium, u vu re edhe një prani e të moshuarve, të cilët të painformuar për radhën e tyre, kërkuan të vaksinoheshin.

Dje ishte dita e parë e vaksinimit kundër Covid në Shqipëri. E para që mori dozën ishte mjekja Najada Çomo, më pas kryeministri Rama si dhe mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. Rama ka bërë të ditur se në total janë 975 doza të cilat do të bëhen fillimisht për mjekët e më pas kategoria e dytë do të jenë personat mbi 75 vjeç. Dje u bënë 50 vaksina.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:29

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...