Aktualitet

12 Janar 2021, 07:29 Nga DOSJA

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Niveli i reshjeve ka ardhur në rënie, duke bërë kështu që është në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat  të ketë rënie të nivelit të ujit e për pasojë, një ‘çlirim’ për banorët e zonës. Por situata nuk është kaq e mirë në të gjitha zonat. Problematika ka në Lezhë, ku sipas Bashkisë janë më shumë se 2 mijë e 600 hektarë tokë nën ujë. Ndërsa në Shkodër janë 1903 hektarë tokë të përmbytura. Në Lezhë janë evakuuar edhe 30 familje që u janë dëmtuar banesat dhe tokat.

Më me probleme shfaqet zona e Torovicës pasi rrëshqitjet e dherave rrezikojnë banesa. Në Shkodër vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta dhe niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm.

Një nga banorët në Shkodër ka treguar edhe se gjëja e gjallë i është mbytur për shkak të vërshimit të ujit, konkretisht derrat që ai kishte. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me akset rrugore që pësuan dëmtime gjatë ditëve të përmbytjeve teksa shkruan se tashmë aksi Kukës-Pukë është i kalueshëm ndërkohë që po vijon puna për mirëmbajtjen e akseve të tjera.

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Korçës. Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar rruga Vithkuq-Panarit, ndërsa akset e tjera kalohen vetëm me zinxhirë.

Ura e Zogut në lumin Mat është në rrezik shembje për shkak të reshjeve të shumta. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e urës të dëmtohet dhe bazamenti i një këmbe të urës ka pësuar një rënie me diametër rreth 2 metra. Kjo urë konsiderohet si një objekt i rëndësisë së veçantë dhe se mbrohet nga shteti.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...