Aktualitet

Një ditë më parë mori vaksinën ‘Pfizer’, mesazhi i mjekut Tritan Kalo: Fundi i tunelit nuk është larg!

12 Janar 2021, 08:02 Nga DOSJA
Një ditë më parë mori vaksinën ‘Pfizer’,

TIRANË–  Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, pas vaksinës një ditë më parë e ka cilësuar këtë nisjen e vaksinimit një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Kalo përmes një postim në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan se vaksinimit anti-Covid në vendin tonë shënon fillimin e përfundimit të pandemisë, ndërsa apelon për vijimin e respektimit të masave nga qytetarët.

POSTIMI I PLOTË:

Kohë kovidiane….11.01.2021…Një ditë për tu shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19, 2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë 3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….

Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimi ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….

Nga sot kemi me siguri fillimin e përfundimit të pandemisë…Vijimi i kujdeshëm i respektimi të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….Durim e shpresë se fundi i tynelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever!!!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:29

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...