Aktualitet

Ngjarje e një viti më parë! Ndihmoi vëllain për të qëlluar drejt një banese, kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

12 Janar 2021, 08:14 Nga DOSJA
Ngjarje e një viti më parë! Ndihmoi vëllain për të

SHKODËR– Një 33-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për arsye se ndihmoi vëllain e tij të qëllonte me armë zjarri drejt një banesë, është vënë në pranga e policisë. Personi me inicialet A.K akuzohet nga policia për përkrahje të autorit të krimit.

Me vendimin e datës 15.01.2020 gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 33 vjecari ne shkoder ndihmoi vellain te qellonte kapet 33 vjecari ne shkoder ndihmoi vellain te qellonte

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:29

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...