Aktualitet

Lezha zgjohet pa reshje shiu! Përmbytjet lanë 2 mijë e 600 hektarë tokë nën ujë, disa familje evakuuohen

12 Janar 2021, 08:30 Nga DOSJA
Lezha zgjohet pa reshje shiu! Përmbytjet lanë 2 mijë e 600

LEZHË– Një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet që vijuan në vend për ditë me radhë ishte dhe Lezha. Që në ditët e para tokat u pushtuan nga uji, njerëzit e kishin të pamundur të lëviznin madje kishte zona që u bllokuan pasi rrugët dhe urat u dëmtuan. Sot, pas shtatë ditësh situata duket më e qetë.

30 familje janë evakuar, në Bashkinë e Lezhës 27 dhe 3 në Bashkinë Kurbin 3. Po ashtu në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat ka rënie të nivelit të ujit që do të thotë se s’ka më përmbytje të mëtejshme të tokave.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura është zvoglëuar mirëpo në Torovicë dhe Zadrimë pjesa më e madhe janë nën ujë. Më me probleme shfaqet zona e Torovicës pasi rrëshqitjet e dherave rrezikojnë banesa.

Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Situata në qarkun Lezhë, deri në orën 09.00, të datës 12.01.21,

-Në shkallë qarku gjatë 24 orëve nuk kemi patur reshje.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:

-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht; 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;

-Nga Drejtoria Rajonale e Monumeteve të Kultures Shkodër, informohemi se gjatë inspektimit të Ura Zogut, “monument kulture”, mbi lumin Mat, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e fundit u konstatua se kemba ku mbeshtetet harku i fundit ka çeduar duke sjelle per pasoje edhe uljen rreth 15 cm të trasese se ures, duke rrezikuar seriozisht shembjen e ures.

-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme.

-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

-kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:

-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore.

-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.

Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

-lumi Drin, niveli 1.2 m, renie 0.8 m;

-lumi Gjadër, niveli 6 m, renie 0.7 m;

-lumi Mat, niveli 3 m, renie 1 m;

-në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.

– në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike,

-në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie.

– në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm.

– në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm.

– në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm.

-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike.-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:29

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...