Aktualitet

Identifikohet autori i plagosjes së 24-vjeçarit në Shkodër, si degradoi sherri në lokal mes palëve, i riu shkoi me këmbë

12 Janar 2021, 07:46 Nga DOSJA
Identifikohet autori i plagosjes së 24-vjeçarit në

SHKODËR– Personi që plagosi një natë më parë 24-vjeçarin Eduart Lekndreaj në Shkodër është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka njoftuar se përmes informacioneve të marra në rrugë operative ka identifikuar autorin e plagosjes dhe e la shpallur në kërkim.

Dosja.al ka mësuar edhe kronologjinë e ngjarjes. Mësohet se të dyja palët, kanë qenë në një lokal në lagjën “Tre Heronjt”në Shkodër, dhe janë konfliktuar për motive të dobëta, shkaqe të cilat ende nuk janë zbardhur konkretisht.

Sherri degradoi në përdorimin e armës dhe 24-vjeçari Eduart Lekndreaj, mori një plagë në këmbë. Pavarësisht gjendjes ku ndodhej, ai ka shkuar me këmbët e tij në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 11.01.2021, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Shkodër ka shkuar i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi E. L. 24 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart lekndreaj plagoset eduart lekndreaj plagosje në shkodër eduart lekndreaj plagoset eduart lekndreaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:29

TIRANË– Dita e shtatë pas shirave të dendur përshkruhet e qetë në vija të përgjithshme në vendin tonë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një r...

Aktualitet 12 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 12 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al, Top Channel dhe Panorama dhe abcnews kanë në faqe të parë lajme në lidhj...