Aktualitet

Vrasja e kushërinjve në Laç/ Pas negociatave me familjen, vetëdorëzohen dy autorët dhe shkaku i sherrit

30 Prill 2019, 10:11 Nga DOSJA
Vrasja e kushërinjve në Laç/ Pas negociatave me familjen,

LAÇ- Dy nga autorëve që vranë kushërinjtë Jushi në Laç janë vetëdorëzuar në polici. Vetëdorëzimi i Vinçest dhe Markel Bushit erdhi pas negociatave me familjarët e tyre. Pas tyre në polici është dorëzuar edhe shkaku i sherrit, Manuel Bushi.

Dy netë më parë dy kushërinjtë, Mikel dhe Joni Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash nga tre persona. (Lexo këtu)

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi 23 vjeç (shkaku i sherrit) dhe personi tjetër i identifikuar si Vinçesk Bushi 28 vjeç, me precedent penalë dhe kushëri i dy vëllezërve.

Pas një debati të nisur mes kushërinjve Jushi dhe Manuel Bushit, janë përfshirë edhe Markelit e Vinçesku. Konflikti ka agravuar dhe tre autorët kanë nxjerrë armët. Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.

(k.m, f.g & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet joni jushi manuel bushi markel bushi mikel jushi vinçenk bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasja në laç joni jushi manuel bushi markel bushi mikel jushi vinçenk bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac vrasja në laç

Sondazh

Poll