Aktualitet

Banorët e Matit në protestë, kundër ndërtimit të HEC-eve: S’do lejojmë devijimin e lumit në Zall-Gjocaj

30 Prill 2019, 11:43 Nga DOSJA
Banorët e Matit në protestë, kundër ndërtimit të

Paraditen e sotme banorët e fshatrave Zall-Gjoçaj, Gjoçaj dhe Dukagjin në Njësinë Administrative Derjan, në Matit u ngritën në protestë para bashkisë së këtij qyteti pasi kërkojnë që të mos ndërtohen HEC-et në këtë zonë.

Banorët janë kundër devijimit të lumit në parkun Zall-Gjocaj ku po zhvillohen punimet e një HEC-i. Ata theksojnë se do të mbrojnë me çdo kusht bukuritë natyrore të Matit.

Banorët u shprehën se me futjen e lumit në tubacione, jo vetëm që do të shkatërrohej ekosistemi, por nuk do të kenë më ujë as për pirje për vete dhe kafshët. Ata i bënë thirrje Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut që të anullojë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC-it:

Me pankarta në duar ata shprehen se do të ngelen pa ujë nëse ndërtohet hidrocentrali dhe kërkojnë nga shtetit që të ndërpritet projekti i devijimit të lumit. “Uji është jeta, të mbrojmë jetën!”, ishte ë një nga thirrjet e tyre.

“Më këtë ujë sigurohen jo pak po 7 mijë familje dhe këta banorë në të ardhmen do të ngelen pa ujë. Kjo nuk lejohet me ligj. Kjo është shkelje e ligjit.”, u shpreh Sazan Guri, ambientalist.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet devijimi i lumit zall-gjocaj protesta per hecet devijimi i lumit zall-gjocaj protesta per hecet

Sondazh

Poll