Aktualitet

Vetëm 23% e europianëve duan që Shqipëria të jetë në BE, habitin gjermanët

30 Prill 2019, 11:38 Nga DOSJA
Vetëm 23% e europianëve duan që Shqipëria të jetë

Tiranë-  Rreth 44% e europianëve të anketuar nuk dëshirojnë që Shqipëria të jetë në Bashkimin Europian. Vetëm 32% e tyre duan që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Duke iu referuar një anketimi të kryer nga “Yougov”, një kompani ndërkombëtare me qendër në Londër, për kërkime analitike në treg, ka rezultuar se  Shqipëria është e para më pak e preferuar nga banorët e Evropës. Ndërsa vendin e dytë e zë Kosova.

Pyetjeve të anketës i janë përgjigjur qytetarët e ndryshëm të 7 vendeve të Bashkimit Europian që janë:Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Britania e Madhe.  Theksojmë se banorët europianë që na duan më pak janë francezët, pasi vetëm 13% e tyre na shohin si pjesë të BE-së.

Ata që habitin janë gjermantët, pasi rezultojnë të dytët që nuk na dëshirojnë. Vetëm 21% e tyre janë dakord që Shqipëria të jetë pjesë e unionit.

Ndërsa dy popujt që na duan në BE janë suedezët dhe norvegjezët, pasi 32% e qytetarëve për secilin shtetet duan që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 23% e europianëve pro anketimi “yougov shqiperia ne be 23% e europianëve pro anketimi “yougov shqiperia ne be

Sondazh

Poll