Aktualitet

Arrestohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 98 kg drogë në autobus

30 Prill 2019, 13:57 Nga DOSJA
Arrestohet shoferi i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 98 kg

KAKAVIJË- Një 34-vjeçar shqiptar , shofer i një autobusi të linjës Sarandë-Athinë, ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me 98 kilogramë hashash.

Lënda narkotike i është gjetur në autobus teksa po tentonte të trafikonte në Greqi.

Mësohet se policia e ka ndalur autobusin në autostradën Kakavijë-Janinë në afersi të Kalpaqit, ku i është bërë kontroll në bagazhe dhe i janë gjetur 16 qese me hashash të papërpunuar me një peshë 97.750 Kg.

Kjo ka bërë që shoferi të arrestohej në flagrancë ndërsa i është konfiskuar autobusi dhe një sasi parash.

Materialet e rastit për shqiptarin i kanë kaluar Prokurorisë së Janinës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 98 kg drogë shoferi shqiptar arrestohet në greqi 98 kg drogë shoferi shqiptar arrestohet në greqi

Sondazh

Poll