Aktualitet

Vetëdorëzohet në polici shkaku i sherrit që solli vrasjen e dy të rinjve në Laç, Manuel Bushi

30 Prill 2019, 14:10 Nga DOSJA
Vetëdorëzohet në polici shkaku i sherrit që solli vrasjen e

TIRANË– Policia e Shtetit njofton se është dorëzuar në polici, autori i tretë që ka marrë pjesë në vrasjen e dy kushërinjve në Laç.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Manuel Bushi, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy kushërinjve, Erion dhe Kelvin Jushi, mbrëmjen e 28 prillit.

“Ne vijim te informacionit eshte dorezuar ne keto momente ne Polici edhe autori i trete i dyshuar i ngjarjes ku mbeten te vrare me arme zjarri dy shtetas. U vetedorezua M.B 23 vjeç banues ne Lac”-njofton policia.

Ditën e sotme, policia arrestoi Markel Bushi dhe Vincesk Bushin. Ata u përfshinë në sherr, pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë.

Dy autorët e arrestuar kanë shkuar dhe pasi janë qëlluar me grushta, i kanë ndjekur me armë zjarri dy të rinjtë jashtë lokalit duke i qëlluar  me breshëri plumbash.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manuel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac manuel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac

Sondazh

Poll