Aktualitet

“Koalicioni i tepsisë”, marrëveshja e PS me aleatët për vende pune në administratë

30 Prill 2019, 12:33 Nga DOSJA
“Koalicioni i tepsisë”, marrëveshja e PS me aleatët

TIRANË- Nisma Thurje ka postuar në faqen e saj në facebook, një denoncim, lidhur me  nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit me 24 subjekte zgjedhore, e cila u firmos sot.

Në postimin e “Thurjes”, thuhet se:  Pika “e” e marrveshjes parashikon se PS do të japë vende pune në administratë për ata që kontribuojnë në fushatë.

Sipas “Nismës Thurje”, kjo pikë e marrveshjes është së pari e jashtëligjshme dhe më pas imorale, pasi ligjërisht administrata shtetërore është e depolitizuar, dhe nuk mund të shërbejë si mjet pazari për votat e partive. 

Denoncimi i Nismës “Thurje”

Sistemi i tepsisë duhet shembur!

Sot Partia Socialiste ka nënshkruar marrveshjen e koalicionit me 24 subjekte zgjedhore. 
Pika “e” e marrveshjes parashikon se PS do të japë vende pune në administratë për ata që kontribuojnë në fushatë.
Kjo pikë e marrveshjes është së pari e jashtëligjshme dhe më pas imorale, sepse teorikisht e ligjërisht administrata shtetërore është e depolitizuar dhe nuk mund të shërbejë si mjet pazari për votat e partive. 
Teorikisht, sepse praktikisht administrata dhe buxheti i shtetit trajtohen haptazi, siç e vërteton dokumenti, si tepsi për të ngopur barqet e partive politike.
Kjo ka 29 vite që ndodh në Shqipëri. 
Ka ardhur koha që të marrë fund.
Shteti nuk është i kryetarëve por i qytetarëve.
Boll u trajtua si tepsi!

#Bashkohu
Firmos peticionin kundër sistemit!

Partia Socialiste dhe 23 partitë aleate kanë firmosur ditën e sotme koalicionin e majtë për zgjedhjet e 30 qershorit.(Lexo këtu) Partitë e majta do të jenë nën siglën “Aleanca për Shqipërinë Europiane.”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje ps dhe aleatet zgjedhjet lokale nisma thurje ps dhe aleatet zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll