Aktualitet

Gjykata lë në burg “Dajën”, dëshmia: S’kam lidhje me grabitjen, ballafaqim me Bengasin

30 Prill 2019, 11:01 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg “Dajën”, dëshmia: S’kam

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg”, për Ragip Haxhiajdinin, i njohur si “Daja” nga Kosova. Raxhiajdini akuzohet se mori pjesë në grabitjen e Rinasit dhe është autori i 6-të i grupit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe sot në gjykatë, Haxhiajdini ka refuzuar të pranojë autorësinë për këtë grabitje. Ai ka sfiduar Alkond Bengasin që të përballet me të, pasi ka prova se nuk ka lidhje me grabitjen e 9 prillit.

Emri i Ragip Haxhiajdinit u zbulua pas dëshmisë së Alkond Bengasit para trupit gjykues.

Bengasi tregoi se kur takoi Admir Muratajn, ky i fundit ndodhej në një restorant me “Dajën”.

Në dëshminë e Alkond Bengasit (Qevanit), Ragip Hajdini apo siç njihet edhe me mbiemrin Haxhiajdini, përshkruhej si një person qeros, rreth të 50-ve dhe që Admir Murataj e thërriste “Daja”.

Bengasi pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësië duke treguar të gjithë dinamikën që ndodhi në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën rreth 6.7 milionë euro.

Deri më tani të arrestuar janë:

Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli
Ragip Hajdini

Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe një tjetër shtetas nga Kosova, shok i “dajës”, siç e identifikon Alkond Bengasi në dëshminë e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i rinasit grabitja ne rinas daja i rinasit grabitja ne rinas

Sondazh

Poll