Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, tentoi t’i largohet policisë, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

30 Prill 2019, 12:59 Nga DOSJA
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, tentoi t’i largohet

VLORË- Një 36 vjeçar, është vënë në pranga nga policia, pasi po qarkullonte i lirë me armë zjarri në qytet. I arrestuari është shtetasi me iniciale Q.M, 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se në momentin që 36 vjeçari u pikas nga policia, tentoi të largohet, por nuk ia arriti, pasi u arrestua gjatë ndekjes së tij.

Njoftimi i policisë Vlorë: 

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar në flagrancë një person me armë zjarri.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në gojë.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, kanë konstatuar një person të dyshimtë i cili porsa ka parë Policinë ka tentuar të largohet me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e tij.
Gjatë kontrollit personal që iu bë këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person posedonte arme zjarri vlore arrestohet nje person posedonte arme zjarri vlore

Sondazh

Poll