Politike

Qëndrimi i Berlinit për negociatat, Berisha: Rama u kthye me atlete të kuqe, ndërhyri edhe për lajmin e Deutche Welle

30 Prill 2019, 09:59 Nga DOSJA
Qëndrimi i Berlinit për negociatat, Berisha: Rama u kthye me atlete

TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Rama kthehet nga ky samit si humbës.

Ish-kryeministri gjithashtu thotë se zyra e shtypit të Ramës ka ndërhyrë edhe tek media gjermane, Deutche Welle për të fshirë postimin ku thuhej se negociatat do të shtyheshin për në shtator.

Reagimi i plotë:

Si gangster edhe ne Berlin!Aty shkoi me kepuce te zeza por u kthye me atlete te kuqe!Nderhyn per te fallsifikuar dhe manipuluar lajmet negative qe nuk i pelqenin ne facebookun e Deutsche Ëelle. Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

E bënë edhe këtë, stafi i Ramës ndërhyn për të korrigjuar lajmet ‘negative’ në ‘Deutsche Ëelle’.Ajo që ka ndodhur me zyrën e propagandës së kryeminstrit Edi Rama me rastin e lajmeve që vinin nga Samiti i Berlinit, mund të quhet pa frikë si një rast i paprecedentë në gjithë botën globale mediatike.Stafi i drejtuar nga Endri Fuga ka ndërhyrë në lajmet e medias zyrtare shtetërore gjermane, ”Deutsche Ëelle”, (në faqen e saj në Facebook) për të korrigjuar një lajm të sajin, në lidhje me atë çfarë ndodhi vërtet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit. Ne lajmin e saja DË njoftonte se:Me pak se gjysme ore kohe kishte Kancelaria Merkel ne takimin me Edi Ramen…Por kjo fraze e ka lenduar skizoidin i cili e ka konsideruar perçmim dhe ka nderhyre ne fb e DË dhe hequr ate akt prej gangsteri ky qe ka detyruar radion perstigjioze te leshoje nje komunikate te veçante.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim dy palësh me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Takimi mes tyre ka zgjatur 60 minuta, ku është diskutuar për negociatat Shqipëri-BE dhe për çështjen e Kosovës. Media gjermane DW pas takimit shkroi se negociatat me Shqipërinë mund të shtuhen për në shtator. Këshilltari i Merkel, ka hedhur akuza të forta për Ramën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama negociatat shqiperi-be sali berisha samiti i berlinit edi rama negociatat shqiperi-be sali berisha samiti i berlinit

Sondazh

Poll