Politike

Samiti i Berlinit, PD: Negociatat s’hapen në qershor, faleminderit Merkel për Kosovën

30 Prill 2019, 09:43 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit, PD: Negociatat s’hapen në qershor, faleminderit

TIRANË- Një ditë pas takimeve në Samitin e Berlinit, mes liderëve shqiptarë Rama e Thaçi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka ardhur reagimi edhe nga opozita.

Genc Pollo, ish-deputet i PD ka reaguar në emër të PD dhe thotë se nga ky samit u zbulua se për Shqipërinë nuk ka hapje negociatash në qershor të këtij viti.

Pollo falenderon Merkelin për refuzimin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Reagimi i plotë:

Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit
Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike.
Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me Kancelaren Angela Merkel. Takimi mes tyre ka zgjatur 60 minuta. Media gjermane DW pas takimit shkruan se negociatat me Shqipërinë mund të shtuhen për në shtator.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama genc pollo negociatat shqiperi-be angela merkel edi rama genc pollo negociatat shqiperi-be

Sondazh

Poll