Aktualitet

Makabre në Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje nënën e 4 fëmijëve: Ishte akoma gjallë, kërkoi ndihmë

30 Prill 2019, 11:05 Nga DOSJA
Makabre në Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi makabër i ndodhur në Memaliaj.  Mësohet se Skëndër Hoxha ka debatuar mbrëmjen e djeshme me bashkëshorten e tij, Antonetën.

Debati ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke bërë që burri ta godasë me levë në kokë dhe trup. Leva përdorej për kazanin e rakisë.

Edhe pse me fraktura të mëdha, të cilat më pas rezultuan fatale, 53-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë burrit të saj duke i thënë se ishte ende gjallë dhe se mund të shpëtonte.

Por mesa duket i vendosur për të vrarë, Skëndër Hoxha nuk e ka pranuar që ta ndihmojë gruan e tij duke e lënë që të vdesë.

Pas një orë, pasi u sigurua që ajo ishte ndarë nga jeta, shkoi dhe thirri kryeplakun e fshatit duke i thënë që i kishin vrarë gruan. Sipas kryeplakut, çifti ishin prindër të katër fëmijëve dhe se nuk njiheshin si problematikë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta hoxha skender hoxha vrasja ne memaliaj antoneta hoxha skender hoxha vrasja ne memaliaj

Sondazh

Poll