Aktualitet

Ndërrim kursi për Rinasin, Daja mohon akuzat dhe sfidon shtetin: Dua përballje me Bengasin, kam prova! (Dëshmia)

30 Prill 2019, 11:37 Nga DOSJA
Ndërrim kursi për Rinasin, Daja mohon akuzat dhe sfidon shtetin: Dua

TIRANË- Ndryshon dinamika për hetimet e grabitjes në Rinas. I arrestuari i 6-të, Ragip Haxhiajdini mohon përfshirjen e tij në grabitje.  Dosja.al ka mësuar se ai ka sfiduar hetuesit që t’a përballin me Alkond Bengasin, i penduari i drejtësisë që e identifikoi Haxhiajdinin.

Ai ka thënë para gjykatës se disponon prova të forta se nuk ka lidhje me grabitjen e Rinasit. Ditën që ka ndodhur vjedhja, ai thotë se ka qenë në një drekë me një grup miqsh.

Nuk jam unë daja që kërkoni. Flitej për një “Daja”. Kam pamje filmike që nuk isha aty në ditën e grabitjes. Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar. Isha në varrimin e Admir Muratajt, sepse kam njohje me familjen e tij.  Kam njohje me Aleksandër Muratajn. Kisha një javë që e shihja ngjarje në TV. Po të kisha lidhje nuk rrija këtu. Mund të kisha ikur po të doja. Ditën e grabitjes isha në një drekë me një grup miqsh. 

Emri i Ragip Haxhiajdinit u zbulua pas dëshmisë së Alkond Bengasit para trupit gjykues. Bengasi tregoi se kur takoi Admir Muratajn, ky i fundit ndodhej në një restorant me “Dajën”. Në dëshminë e Alkond Bengasit (Qevanit), Ragip Hajdini apo siç njihet edhe me mbiemrin Haxhiajdini, përshkruhej si një person qeros, rreth të 50-ve dhe që Admir Murataj e thërriste “Daja”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i rinasit grabitja ne rinas daja i rinasit grabitja ne rinas

Sondazh

Poll