Aktualitet

Makabre në Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje nënën e 4 fëmijëve: Ishte akoma gjallë, kërkoi ndihmë

30 Prill 2019, 10:55 Nga DOSJA
Makabre në Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje

GJIROKASTER- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi makabër që ka ndodhur sot në Memaliaj. Mësohet se debati mes të dyve ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku Skëndër Hoxha ka debatuar me bashkëshorten e tij, Antonetën.

Pas disa orëve debat, Skënder Hoxha ka rrëfyer në polici se e ka goditur me duar të shoqen, dhe më pas ka marrë një levë hekuri, të cilën e kishte në banesë pasi e përdorte për të trazuar kazanin e rakisë dhe me të e ka goditur. 

“E vrava unë, e qëllova me levën e kazanit të rakisë.“-ka thënë ai në polici.  Ngjarja është edhe më makabre, pasi autori i vrasjes, bashkëshorti i Antonetës, me të cilën kishte 4 fëmijë, e ka lenë gruan e tij të një jete të vdesë pa ndihmë mjekësore. “Ajo ishte gjallë, kërkoi ndihmë, unë e kisha qëlluar, por nuk e ndihmova”-tha burri vrasës.

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta hoxha krim ne familje skender hoxha vrasja ne memaliaj antoneta hoxha krim ne familje skender hoxha vrasja ne memaliaj

Sondazh

Poll