Aktualitet

11 Janar 2021, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Administratori i OSHEE, Petraq Lika ka dhënë informacione në lidhje me situatën që ndodhet vendi për shkak të përmbytjeve që kanë vijuar për ditë me rradhë. Duke thënë se OSHEE ndodhet në shërbim të qytetarëve që mund të kenë pasur ndërpreje të energjisë elektrike, Lika tregoi se e vetmja zonë që ka pasur më shumë vështirësi ka qënë Puka pasi ka pasur një përqindje të madhe të akullit.

‘’Hidrovoret janë menaxhuar në mënyrë korrekte. Incidentet janë riparuar në kohë. Janë bashkërenduar veprimet, dhe në kohë reale janë likuiduar problemet. Kemi menaxhuar në kohë me furnizimin me ujë të pijshëm, sektorët jetikë si spitalet e COVID, 4 spitalet, spitalet e 6 rajoneve. Asnjë precedent s’pati.Fatmirësisht është menaxhuar mirë pjesa e energjisë elektrike. Nëse në 2015 kanë qenë regjistruar 197 linja jashhtë pune, 237 mijë abonentëve.Në statistikën e fundit numri prej 37 mijë abonentësh duke kuptuar që dinamika është e vazhdueshme. Krahas masave, merren edhe masat për të patur siguri. Stakime jo vetëm për avarinë, por edhe sigurinë në rastet e rrezikshmërisë, si zona e Pukë që është me epiqendër të madhe akullzimit. Gjithë personeli ka dalë në terren për të shkundur shtyllat nga akulli. Po të bëjmë dhe krahasimin 84% më e përmirësuar situata krahasuar, e cila vjen nga investimet që janë kryer. Ndërkohë që ne kemi krijuar një traditë shumë të mirë duke bashkëpunuar me institucionet që merren me parashikimin e motit, për të parandaluar situatat.

Nëse në vitet  e tjera kemi apsur risqe, këtë vit u menaxhuar shumë mirë, regjimi i punës maksimal, arriti në 69% të vlerës maksimale. 69% ka qenë esatarja e regjimit të punës. S’kemi pasur fenomene, e kemi menaxhuar në mënyrë tepër korrekte. Në ditët në vijim presim ulje të temperaturave, fenomenin e ngarkesës e kemi të menaxhueshme.

Pika e ndjeshme e e dobët është që rrjeti në zonat urbane, rurale e rurale të thella është rrjet i ekspozuar. Kjo e përbën shkallën e vështirësisë, duke mos harruar që zonat urbane kanë më shumë kërkesë. OSSH është në shërbim 24 orë që sistemi të jetë në gjendje pune.’’- tha Petraq Lika.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi petraq lika moti i keq ne shqiperi petraq lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2021, 12:19

TIRANË– Gazetari Elton Qyno nuk e ka përjashtuar si mundësi ardhjen e Moisi Habilajt në Shqipëri, pasi arratisjes që ky i fundit bëri sot. I ftuar në “OraN...