Sport

“Dede po i ul vlerën lojtarëve”,Egbo lë mënjanë diplomacinë dhe sulmon trajnerin: Merkaton te Tirana e bëri klubi

11 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
“Dede po i ul vlerën lojtarëve”,Egbo lë

TIRANË– Që nga largimi i tij nga Tirana, Egbo nuk ka zgjedhur kurrë që të komentojë punën e bërë nga ana e Nevil Dedes gjatë kësaj kohe te bardheblutë. Por fjalët e thëna nga ana e trajnerit aktual të kryeqytetasve në përfundimin e sfidës kundër Bylisit, lanë vend për replika. “Nuk e kam ndërtuar unë skuadrën, nuk mund të më kërkoni më shumë.

Një frazë e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit nigerian, që ka gjetur rastin për të “thumbuar” teknikun e 25 herë kampionëve. “Tirana e ka kontingjentin për të dalë kampion, në qoftë se punohet dhe luftohet për të dalë kampion. Trajneri Dede po ul vlerat e lojtarëve që ka në ekip. Me atë ekip kemi shkuar në Kupat e Europës dhe e panë të gjithë çfarë bënë.

Më thoni një lojtar të madh që ka Vllaznia? I bie të dalësh kundër klubit, klubi e ka bërë merkaton. Deri sa ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës, duhet t’i pranojë të gjitha. Edhe unë kur e mora, vazhdova punova me lojtarët që kisha. Në fund të kampionatit ai ekip doli kampion.Në qoftë se punohet me sinqeritet dhe menaxhohet grupi mirë, ia dilet,ka thënë Egbo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egbo nevil dede tirana egbo nevil dede tirana

Sondazh

Poll