Sport

“Do të ketë mundësi të tjera”, Gatuzo e mbron: “Rrahmani është një profesionist”!

11 Janar 2021, 11:01 Nga DOSJA

ITALI – Në sfidën ndaj Udinezes, me fanellën e Napolit si titullarë, ishin dy lojtarë shqiptarë, Elsajed Hysaj, i kombëtares kuqezi dhe Amir Rrahmani, i përfaqësueses së “dardanëve”. Për kapitenin e Kosovës, kjo ishte ndeshja debutuese në radhët e Napolit.

Por për fatin e tij të keq, kjo premierë nuk rezultoi e suksesshme. Një top prapa i Amir Rrahmanit për portierin Ospina në minutën e 27-të, konsistoi fatal për Napolin. Loja u barazua dhe mbrojtësi kosovar nuk qe më në gjendje ta merrte më veten pas atij gabimi.

Në këto kushte, pas 45 minutave të para, trajneri Gatuzo e zëvendësoi Rrahmanin, duke e lënë në dhomën e zhveshjes. Bakajoko në minutën e 90-të shënoi golin e dytë dhe të fitores për Napolin, duke zbutur disi edhe kritikat ndaj Rrahmanit, që gjithsesi nuk munguan.

Situata u ç’tensionua më tej pas ndeshjes. Ishte trajneri Rino Gatuzo, ai i pari, që i dolin në mbrojtje mbrojtësit Rrahmani. “Amir është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe sigurisht që do të ketë shumë mundësi të tjera për të treguar veten në fushën e lojës. Dje po haste shumë vështirësi, ndaj e zëvendësova.

Unë nuk shqetësohem për gabimet teknike, pasi ato mund t’i ndodhin kujtdo. Thjesht ne nuk nuhasim sa duhet rrezikun dhe shpesh nënvlerësojmë situatat. Na ndodhi kështu ndaj Spezias, ku u ndëshkuam dhe mund të na kishte ndodhur edhe sot. Duhet të jemi më afër njëri-tjetrit dhe të vlerësojmë maksimalisht çdo aksion të kundërshtarit”,- ka deklaruar trajneri i Napolit, Rino Gatuzo.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir rrahmani debutimi i rrahmanit elsaid hysaj napoli rino gatuzo amir rrahmani debutimi i rrahmanit elsaid hysaj napoli rino gatuzo

Sondazh

Poll