Sport

Dunga i përket së shkuarës, Vllaznia gjen sozinë e sulmuesit, dikur pjesë e Sporting Lisbon

11 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
Dunga i përket së shkuarës, Vllaznia gjen sozinë e

SHKODËR– Sulmuesi Ismail Dunga i përket së shkuarës. Klubi i Vllaznisë ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Salim Cisse. Lojtari nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri. Klubi shkodran komunikoi në një njoftim të fundit se stafi teknik i Vllaznisë do të vendosë më tej nëse 28-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht klubit shkodran.

Me afrimin e tij, Vllaznia synon të krijojë një repart sulmues të frikshëm dhe të kompletuar për të siguruar titullin kampion.Gjatë karrierës, Cisse ka qenë pjesë Sporting Lisbonës B, ndërsa ka realizuar 2 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje të Ligë së Europës. Pas mbrojtësit Abdurrahman Fangaj dhe sulmuesit Albion Avdijaj, Vllaznia ka prezantuar  një tjetër afrim në merkato.

Njoftimi i Vllaznisë

Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones.

Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport salim cisse vllaznia salim cisse vllaznia

Sondazh

Poll