Aktualitet

Fermerët në Fier kundërshtojnë ndërtimin e spitalit nga turqit, debat me Subashin: Toka që zgjodhi Rama është e jona, nu

11 Janar 2021, 09:39 Nga DOSJA
Fermerët në Fier kundërshtojnë ndërtimin e spitalit nga

FIER– Fermerët dhe pronarët e tokës, të cilës kryeministri Edi Rama i ‘vuri gishtin’ për të ndërtuar spitalin nga turqit, janë revoltuar dhe kanë dalë në protestë. Me pankarta në duar, fermerët bëjnë thirrje që në atë zonë të mos ndërtohet asnjë spital pasi toka i duhet për bujqësi. Ata shprehen se askush nuk ka ardhur që të bisedojë me to për ndërtimin e spitalit ndërsa bëjnë të ditur se ajo tokë është i vetmi burim i jetesës për ta dhe nuk e lëshojnë.

Po të duan të na e marrin me forcë. Kemi një vit që na sulmojnë në shtet. Të thotë ca të dojë kryeministri mua nuk më intereson. Ne duam vetëm tokën tonë, ne me atë ushqehemi, nuk ka ardhur askush që të bisedojë me ne. Ne nuk duam të japim tokën, është i vetmi burim që ne kemi për të jetuar. Këtu mund të jenë 10 familje, unë nuk kam një ditë të shënuar te zonat e punës. Nuk e di për dëmshpërblimin, dua tokën, do e kundërshtojmë deri në fund dhe pse kemi marrë kërcënime që të heqim dorë nga toka Nëse do na japin dëmshpërblim të na japin oferta të mira,”- shprehen disa nga banorët.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi zbriti për të negociuar me ta, por mes tyre pati debate dhe përplasje.  Subashi u ka premtuar banorëve se për tokën do të dëmshpërblehen në një kohë sa më të shpejtë të mundshme nga ana e qeverisë. Ai tha se vepra publike do të ndërtohet, pavarësisht vullnetit që kanë pronarët e saj të ligjshëm, ndërsa fermerët vijuan protestën më tej, duke këmbëngulur në të drejtën e tyre.

Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, nga stadiumi “Air Albania” ku po fliste për vaksinimin ant-covid në Shqipëri u pyet edhe për këtë protestë. Ai tha prerë se kjo është një çështje që nuk negociohet me asnjë pronar toke dhe me asnjë familjar, por që çështja do të zgjidhet sipas ligjit.

Ai shtoi se fermerët, konkretisht 12 familjet që rezultojnë pronare të tokës ku do të ndërtohet spitali janë informuar dhe do të shpronësohen për pronën që do tu merret.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret dalin ne proteste ne levan ndertimi i spitalit ne fier banoret dalin ne proteste ne levan ndertimi i spitalit ne fier

Sondazh

Poll