Aktualitet

Situata në Elbasan pas reshjeve/ Mbyllen dy shkolla, inerte në rrugë dhe njësi të tëra pa energji gjatë 24 orëve

11 Janar 2021, 08:54 Nga DOSJA
Situata në Elbasan pas reshjeve/ Mbyllen dy shkolla, inerte në

ELBASAN– Situata nga përmbytjet në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë ashtu si dhe Lezha apo Shkodra. Në njoftimin e bërë nga Bashkia raportohet se gjatë natës ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Nga reshjet masive është dëmtuar një shkollë në Labinot Fushë dhe për pasojë nuk mund të zhvillohet mësimi, ndërsa mësim nuk do të bëhet as në shkollën në Kushovë të Gramshit, pasi prurjet e shumta të përroit rrezikojnë fëmijët për kalimin drejt shkollës.

GJENDJA NË ELBASAN:

Gjate nates ka pasur reshje me intensitet te ulet e mesatar e si rrjedhoje kemi pasur renie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset:

Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)
Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize)
Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)
Lumenjte Shkumbin e Devoll jane me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbremja e djeshme, por po mbahet ne monitorim ne gjithe pikat e mundshme ku mund te perbeje rrezik.
Perroi i Zaranikes ka pasur prurje te shumta e te vrullshme por pa pasoja.
Nje shkolle ne Nj.A Labinot Fushe nuk zhvillon mesim pasi ka demtime te catise e per rrjedhoje futet uji brenda, dhe nje shkolle ne Nj.A Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta te perroit perbejne rrezik per kalimin ne shkolle.
Furnizimi me energji elektrike ka problem ne disa njesi: Nj.A Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Nj.A Kodovjat e Kukur Gramsh, Nj.A Shushice Elbasan dhe nje pjese e qytetit te Belshit. Grupet e punes te OSHE jane ne terren dhe situate mund te ndryshoje shume shpejt.

Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë. Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll