I mori 200 euro secilit, vihet në pranga 35-vjeçarja në Elbasan, transportonte 5 emigrantët e paligjshëm me mjetin ‘Volks
11 Janar 2021, 08:15Nga DOSJA
ELBASAN– Një 35-vjeçare është vënë në pranga të policisë pasi është kapur duke transportuar 5 shtetas të huaj në vendet e treta. Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.
Policia sekuestroi mjetin dhe 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Vihet në pranga një 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen:K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë.Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Sot nis mësimi në të gjitha shkollat në vend. 11 Janari ishte dita që u vendos nga Ministria e Arsimit për rifillimin e shkollës pas pushimeve të festa...
LEZHË– Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Lezhës. Deri më tani 4300 hektarë janë nën ujë duke e bërë të pamundur lëvizjen e njerëzve.Kjo ka bërë që ...
SHKODËR– Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situatën në qytet nga përmbytjet. Bëhet e ditur se janë 1823 sipërfaqe të cilat janë mbuluar...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Mbërritja e vaksinës anti-covid në Shqipëri dhe vaksinimi i personave të parë është lajmi kryesor i ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 per...
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...