Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë/ Situata paraqitet e qetë, vështirësi në aksin rrugor Himarë-Sarandë, rritet niveli i Vjosës

11 Janar 2021, 08:41 Nga DOSJA
Përmbytjet në Vlorë/ Situata paraqitet e qetë,

VLORË– Bashkia Vlorë ka bërë një paraqitje të situatës në qytetin bregdetar pas reshjeve të dendura të shiut.

Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor Himarë-Sarandë në Borsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Lëvizja e mjeteve po kryhet në aksin tjetër, ku janë vendosur sinjalistika ndërsa po monitorohet nga policia dhe kontraktori. Deri në orën 20:00, niveli i Hidrometrit në Përmet ishte 3 metra, në Memaliaj 4 metra dhe në urën e Mifolit 5.5 metra. Niveli i Vjosës është rritur, por nuk paraqet asnjë problem për momentin.

Njoftimi i plotë

Informacion ores 08:00  per situaten ne qarkun Vlore sot dt 11.01.2021. Situata ne qark eshte e qete, konkretisht;

– Gjate nates dhe aktualisht ne teritorin e qarkut Vlore ka pasur reshje me intesitet te ulet dhe mesatar.

– Niveli i Hidrometrave te Vjoses ne oren 20:00
Permeti  3 m
Memaliaj  4 m
Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30

Vihet re nje ritje e nivelit te Vjoses por qe nuk paraqet problem per momentin
– Shkarkime nga Hec nuk ka.
– Hidrovoret gjendje pune
– Familje te evakuara nuk ka.
– Banesa te permbyt dhe me prezenc uji nuk ka.
– Siperfaqe te permbytura dhe prezenc uji nuk ka.

– Rruge te bllokuara nuk ka. Vazhdon problematik aksi rrugor Himar – Sarande ne Borsh ku ka rreshkitje ne nje aks. Levizja kryet ne aksin tjeter, esht vendos sinjalistika monitorohet nga policia dhe kontraktori.
– Forca dhe mjete ne terren ne gadishmeri

Struktur operac vendore
Struktur operac qendrore
– Mbeshtetje me ndihma ushqimore nuk ka.

Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë. Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq vlore moti i keq vlore

Sondazh

Poll