Aktualitet

Sot nis mësimi në gjithë vendin! Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Elbasan bojkotojnë mësimin, dalin në protestë: Dua

11 Janar 2021, 07:50 Nga DOSJA
Sot nis mësimi në gjithë vendin! Nxënësit e

ELBASAN– Sot nis mësimi në të gjitha shkollat në vend. 11 Janari ishte dita që u vendos nga Ministria e Arsimit për rifillimin e shkollës pas pushimeve të festave. Mirëpo në Elbasan mësimi nuk është zhvilluar në shkollën 9-vjeçare “Europa” .

Kanë qënë nxënësit që kanë bojkotuar rinisjen e mësimit gjatë ditës së sotme. Së bashku me prindërit e tyre ata kanë dalë në protestë përballë shkollës. Me parulla në duar që shkruajnë ‘Duam ngrohëse’ të vegjëlit kërkojnë plotësimin e këtij kushti në mënyrë që të rikthehen në klasa.

Prindërit e fëmijëve në shkollën “Europa”, shprehen se i veshin aq trashë fëmijët e tyre, saqë e kanë të pamundur që të shkruajnë gjatë momentit kur zhvillohet mësimi. Në shkollën ku marrin mësim më shumë se 430 nxënës dritaret qëndrojnë të hapura gjatë gjithë kohës.

“Mbajmë ndonjë rezistencë, por edhe ajo nuk ngroh, ka raste që bie edhe automati. Nuk shkruajmë dot në shkollë të veshur kaq trash, e gjithë shkolla nuk ka ngrohëse. Bashkia na kishte premtuar se do të vendoste kaldaja, por premtimi nuk u mbajt”, shprehen nxënësit.

Fëmijët kanë shfaqur edhe probleme me shëndetin e tyre, përfshirë kollë dhe ftohje kanë treguar prindërit e të miturve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nxenesit protestojne ne elbasan protestë në elbasan nxenesit protestojne ne elbasan protestë në elbasan

Sondazh

Poll