Sport

VIDEO/ Arnauti Çekiçi çmend Turqinë, i shënon një gol të rrallë Basaksehirit

10 Janar 2021, 15:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Arnauti Çekiçi çmend Turqinë, i shënon

TURQI – Mesfushori pogradecar Endri Çekiçi, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, ka shkëlqyer sot në radhët e skuadrës së tij Ankaragucu, duke shënuar një nga golat më të bukur të javës në Turqi, por edhe të tij personalisht në karrierë.

Fantazisti 24-vjeçar, që vitin e shkuar la Olimpian e Lubjanës për skuadrën turke të Ankarasë, në një pozicion të prirët nga e majta me portën, ka treguar aftësitë e tij, duke tundur rrjetën dhe shënuar një gola të rrallë në fushat e futbollit.

Ky ishte goli i parë i Çekiçit, teksa numëron edhe 2 asiste në 10 ndeshje me skuadrën e re. Gjithsesi, ai gol spektakolar, nuk i mjaftoi skuadrës Ankaragucu për të ndaluar gjigandët nga Stambolli. Basaksehir e përmbysi barazimin e përkoshëm dhe arriti të fitojë 2-1, edhe pse në transfertë.

B.Tufa (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ankaragucu endri cekici mesfushori i kuqezi cekici mesfushori pogradecar olimpija luvjane ankaragucu endri cekici mesfushori i kuqezi cekici mesfushori pogradecar olimpija luvjane

Sondazh

Poll

Sport 10 Janar 2021, 13:45

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe...