Aktualitet

Përmbytet në Fushë-Krujë e Bulqizë/ Uji po shkon drejt zonës së Murqinës. Banori: Kam marrë shtëpi me qira

10 Janar 2021, 19:41 Nga DOSJA
Përmbytet në Fushë-Krujë e Bulqizë/ Uji po shkon drejt

FUSHË KRUJË– Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë, duke pushtuar dhjetëra hektarë tokë.

“Kam ikur kam marrë shtëpi me qira për shkak të përmbytjeve”, shprehet një banor.

Kjo hekurudhë që shihni është e vetmja rrugë kalimi për banorët e një lagjeje të fshatit Murqinë. Ata madje kanë hapur edhe shtigje midis shkurreve, për shkak se rruga kryesore ku ata kalojnë në përditshmëri është e bllokuar.

Situata paraqitet problematike edhe në Bulqizë. Rruga që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër vijon të jetë e bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Rehabilitimi dhe pastrimi i kanalit kullues, nuk e shpëtoi dot Bulqizën nga përmbytjet.

Në rrethin e Bulqizës, bllokim të rrugëve ka pasur edhe në disa zona rurale.

Marrë nga: TopChannel

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll