Aktualitet

DETAJE/ Si u zbulua hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë, kapen dhe 9 klandestinë të tjerë gjatë arrestimit të pron

10 Janar 2021, 16:39 Nga DOSJA
DETAJE/ Si u zbulua hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë,

TIRANË– Zbulohen detaje të tjera nga trafiku i klandestinëve që po dërgoheshin me gomone drejt Italisë. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka prangosur pronarin e hotelit, Fatos Dushe, ku edhe ishin strehuar të gjithë emigrantët para se të niseshin për udhëtim. Gjatë kontrolleve në banesë, efektivët e Policisë kanë gjetur edhe 9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Dushe është prangosur nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, duke marrë si bazë dëshmitë e klandestinëve sirianë. Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Hoteli ku qëndronin sirianët, ishte hapur në 11 prill 2001 dhe më 13 gusht 2013 u  ç’regjistruar duke mos kryer asnjë funksion tregtar. 

Ndërkohë që 4 sirianët, të cilët pësuan djegie nga benzina në gomone gjatë tentativës për të ikur në Itali ndodhen ende të shtruar në Repartin e Terapisë Intensive në Spitalin e Djegieve Plastike në QSUT. Katër pacientët, dy prej të cilëve janë fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën, megjithatë po mbahen nën kujdes nga ana e mjekëve për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm, pasi kanë pësuar djegie të rënda. Sa i përket, pacientëve të tjerë, ata janë në gjendje më të mirë gjenden tetë pacientët e tjerë që kanë pësuar djegie të mesme dhe të lehtë.

Më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por pësuan avari dhe për të shpëtuar lëshuan një telefonatë “SOS”; Ndihmë po  mbytemi! Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, ndërsa 3 trafikantët shqiptarë dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Emigrantët janë dërguar në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa 12 prej tyre ndodhet në QSUT pasi ishin djegur me benzinë, ku 4 sirianë ndodhen në reanimacion.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos dushe kapet gomonia me emigrantë policia e shtetit fatos dushe kapet gomonia me emigrantë policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...