Aktualitet

Njoftimi i papritur, Rama: Nesër nisim vaksinimin kundër Covid-19!

10 Janar 2021, 18:32 Nga DOSJA
Njoftimi i papritur, Rama: Nesër nisim vaksinimin kundër Covid-19!

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër nis vaksinimi kundër COVID19 në Shqipëri. “Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”,-shkruan Rama në rrjetet sociale, pa dhënë detaje për llojin e vaksinës që ka ardhur, dozat dhe strategjinë e vaksinimit.

Aktualisht deri më tani Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga kompania Pfizer. 10.700 dozat e para ishin parashikuar të vinin në javën e tretë të muajit Janar, por duket se termat e marrëveshjes kanë ndryshuar. Në muajin shkurt në Shqipëri pritet të vijnë 30 mijë dozat e tjera,  ndërsa nuk ka informacion për vijimësinë e vaksinimit.

Por si do të funksionojë vaksinimi? 

Vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshat e rrezikuara mbi 75 vjeç. Vaksina kundër COVID19 është falas dhe jo e detyrueshme, megjithatë kryeministri dhe qeveria njësoj si në vendet e tjera kanë këshilluar që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Vaksinimi pritet të zhvillohet në “Air Albania” nën moton ‘Shqipëria Buzëqesh’.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin edi rama marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...