Aktualitet

Dëmtohen kabinat nga moti i keq/ 2951 abonentë në Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore pa energji elektrike

10 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA
Dëmtohen kabinat nga moti i keq/ 2951 abonentë në Skrapar,

SKRAPAR– Për pasojë e motit të keq që ka përfshirë që prej disa ditësh 2951 abonentë në qytetet, Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore janë pa energji elektrike që prej mesditës së sotme.

Mësohet se,ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve dhe normalizimin e situatës së krijuar në vend.

Me probleme paraqiten:

-10 Kabina elektrike që janë jashtë pune në Fiderin Tomoricë në Nën/stacionin e Çorovodës, nga i cili furnuzohen me energji elektrike 160 abonentë.

-Fideri.2/10KV (fshat) në Nën/stacionin Çiflik,i cili është i stakuar pjesërisht dhe ku 7 Kabina që furnizojnë 160 abonentë janë jashtë pune.

-Fideri Mbrakull në Nën/Stacionin e Poliçanit është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1542 abonentë të fshatrave: Mbrakull, Kapinovë, Lybeshë dhe Vërtop.

-Fideri Potom në Nën/Stacionin e Çorovodës është i stakuar plotësisht dhe pa energji elektrike janë 1086 abonentë të fshatrave: Çepan,Backë,Kreshovë,Lepan, Leshnje dhe Gjorgovë.

Ndërkohë mësohet se në  Spitale, Qëndra Shëndetësore dhe Poliklinika janë të gjitha me energji elektrike.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...