Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Bashkia tregon se si paraqitet situata në rrethin e Kukësit, reshjet janë prezente, në disa fshatr

10 Janar 2021, 17:30 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Bashkia tregon se si paraqitet situata në

KUKËS- Bashkia e Kukësit ka treguar se si paraqitet situata për shkak të vendit në qyetin verior dhe fshatrat përreth. Në një njoftim për mediat, Bashkia bën të ditur se reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente dhe në disa fshatra ka rënë dhe dëborë. Bëhet e ditur se në vend nuk ka përmbytje ndërkohë që fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ka pasur rrëshqitje të dherave por që nuk ka pasur të lënduar. Në njoftim thuhet është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasojë e reshjeve të mëdha ishte dëmtuar. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja e hidrocentraleve paraqitet e mirë.

Situata në rrethin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit paraqitet si më poshtë:

Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëmë vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël. Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, biznese apo toka bujqësore ( toka të përmbytura nuk ka). Me përjashtim të fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerëzit dhe banesat.
Është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasojë e reshjeve të mëdha ishte dëmtuar. Po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ,ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës.
Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë.
Niveli i lumenjëve ( në rritje por janë nën kontroll).
Niveli i kaskadës së Drinit ( në rritje).
Rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.
Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon:
Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerëzit dhe fadromat, kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gadishmëri të plotë.
Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqitje të gurëve.
Në Shtiqën rrugët janë të hapura.
Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rrëshqitje dherash, të cilat janë pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.
Në Njësinë Administrative Çajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marrë masa të menjëhershme për ta pastruar.
Në fshatin Cernalevë është bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.
Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur në gadishmëri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar. Me përjashtim të Njësisë Administrative Kalis, ku kabina është dëmtuar duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë tek këta banor. Por punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.
Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri, për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 16:28

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njës...