Aktualitet

Gati ligji i ri për Gardën e Republikës, s’ka më komandant… në krye të institucionit do të jetë Drejtori i P

10 Janar 2021, 19:33 Nga DOSJA
Gati ligji i ri për Gardën e Republikës, s’ka më

TIRANË– Një draft i ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka në fokus rregullimin dhe mirëfunksionimin e Gardës së Republikës. Ky projektligj është në fazën e konsultimit publik dhe ka si qëllim që të përafrojë statusin e punonjësit të gardës me atë të Policisë së Shtetit. Ligji i ri zgjeron listën e detyrave që duhet të përmbushë punonjësi i Gardës.

Ligji i ri funksionon në ruajtjen e krerëve të politikës, ministrave dhe Personaliteteve me rëndësi, ndërsa ligji i ri, shton kompetencë të re, si bllokimi i valëve transmetuese për zonat ku personalitetet ushtrojnë detyrën. 

Ndërsa neni 7 i ligjit i jep Gardës mundësinë e bashkëpunimit edhe me kompani private për të ruajtur personaliteteve të veçanta.

Por një pikë me më shumë rëndësi është edhe emërimi i drejtuesit të Gardës. Nga Komandant që është aktualisht, Garda e Republikës do të drejtohet nga një drejtor, i cili emërohet nga Ministri i Brendshëm. Ai duhet të mbajë gradën “Drejtuesi parë” ose “Drejtues i lartë”.

Po ashtu, punonjësve të Gardës iu është hequr kriteri i gjatësisë që ishte me ligjin ekzistues, jo më pak se 1.75 dhe mosha e pranimit është kufizuar në 19-30 vjeç.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji i ri per garden e republikes ligji i ri per garden e republikes

Sondazh

Poll